Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjykata e Apelit- KLD miraton propozimet për presidentin

Nga Klodiana 0

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, miratoi propozimin për presidentin e Republikës për gjashtë kandidatura për emërimin e tyre në Gjykatën e Apelit.

Pesë prej tyre, ish-kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj, si dhe gjyqtarët Elona Stavri, Elbana Lluri, Asim Vokshi dhe Artur Gaxha për në Gjykatën e Apelit Tiranë, ndërsa Vojsava Osmanaj për në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Kërkesa për plotësimin e vendeve vakante në Apel vjen pak muaj përpara ngritjes së Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu, në këtë mbledhje u hap edhe vendi vakant për kryetarin e Gjykatës së Tiranës.

KLD miratoi edhe gjyqtarin e Vlorës, Florian Kalaja, si ndihmës ligjor të kryetarit të gjykatës, Xhezair Zaganjori.

/tch/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>