Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjuzi: S’e vrava unë Majollarin, pranë vendit të ngjarjes kam shtëpinë e vjehrrës

Nga Media 0

“Nuk kam lidhje me vrasjen. Kam qenë afër vendit ku u vra Majollari, pasi 50 metër më larg kam shtëpinë e vjehrrës”, kjo ka qenë deklarata e Kastriot Gjuzit, i cili ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për vrasjen e Marjo Majollarit me datë 10 prill në Kinostudio.

Vrasja dyshohet të jetë kryer për motivin e hakmarrjes, pasi babai i Marjos ka vrarë në vitin 2000 vëllanë e Kastriot Gjuzit.

Megjithatë Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lërë në arrest me burg Kastriot Gjuzin. “U largova se erdhën shumë forca policie dhe mendova se mos kishin bërë ndonjë gjë nipërit e mi. Po kthehesha nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, nuk po tentoja të largohhesha”, ka shtuar Gjuzi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej