Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjirokastër, shkolla që kërkon karrige, tavolina dhe dyer (Film)

Nga Media 0

Rreth 90 nxënës së shkollës “Së bashku’ edhe këtë vit arsimor do të marrin dije mes lagështirës. E ndërtuar 20 vite më pare me kontributin e organizatave bamirëse, ndërtesa tashmë është amortizuar dhe nuk ofron as kushtet minimale për fëmijët.

Situata vështirësohet gjatë dimrit, ku çatia e shkollës nuk është në gjendje ti mbrojë nxënësit nga shiu dhe era. Nëndrejtori Arben Rexha thotë se e ka ngritur disa herë zërin për gjendjen në të cilën ndodhet shkolla, por deri më tani institucionet nuk kanë reaguar

Rexha: Bashkia zëre se nuk ndihet fare. Mungon çdo gjë. Duam vetëm banka, karrige dhe dyer.

Të kontaktuar nga Ora News drejtues të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social pohojnë se shkolla ka nevojë për investime gjë për të cilën Bashkia Gjirokastër nuk ka fonde ndaj kërkohet ndërhyrja e qeverisë. /Ora News

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej