Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjirokastër/ Humb jetën ushtari, përplaset me bordurën prej betoni

Nga Skenderi 0

Një  ushtar në repartin e Gërhotit ka humbur jetën, si pasojë e një  aksidenti të rëndë të ndodhur  në hyrje të Urës së Viroit, në Gjirokastër.

Ushtari Sokol Lushaj, 25 vjeç nga Tepelena, ishte duke u kthyer në shtëpi pasi ka lënë shërbimin, kur mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kthesa e Viroit.

Gjithashtu nga aksidendi ka mbetur i plagosur  dhe një person tjetër i  cili ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në situatë kritike për jetën në spitalin e Gjirokastrës. Ai po udhëtonte në një automjet bashkë me viktimën.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë se mjeti tip Benz Mercedes i drejtuar nga  25 vjeçari, ka goditur bordurën anësore, në hyrje të Urës së Viroit dhe ka përfunduar në anën e poshtme të rrugës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>