Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit që rrezikon shembjen

Nga Klodiana 0

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës miratoi vendimin e kryetares së bashkisë për evakuimin e 17 familjeve banorë të pallatit 5-katësh dhe 3 familjeve të një vile pranë pallatit që rrezikohen nga rrëshqitja e dheut.

“Deri në momentin që studimi gjeologjik të vijë pranë Bashkisë së Gjirokastrës, pranë Prefekturës së Qarkut, ne t’i evakuojmë banorët pranë konviktit të Pedagogjikes. Sigurisht që këto janë vendime për të qetësuar qytetarët, në mënyrë që ata të mos jenë të pa orientuar dhe të mos shprehen se nuk ka një vend për t’u strehuar dhe ku të jenë të përkujdesur nga ana jonë”, u shpreh kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami.

Bëhet me dije se familjet e evakuuara janë vendosur në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike deri në një vendim përfundimtar.

Bashkia e Gjirokastrës për zbatimin e vendimit kërkon ndihmën e Prefektit dhe policisë . Familjet që banojnë në pallatin 5-katësh prej 3 ditësh bëjnë thirrje për ndihmë te strukturat vendore dhe qendrore, por vendimi është marrë vetëm mbrëmë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej