Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Gjirokastër/ Babë e bir asfiksohen nga qymyri. Humb jetën djali

Nga Skenderi 0

Babai 75 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën 

Një 55 vjeçar ka humbur jetën  dhe babai i tij është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e asfiksisë nga qymyri që përdornin  për tu ngrohur në banesën e tyre.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.

Babai 75-vjeçar  i viktimës ndodhet në spitalin e Gjirokastrës dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia bën me dije se është njoftuiar për ngjarjen rreth orës 09.40 për, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Forcat blu po viojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej