Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjimnazi i Tiranës, shkolla që kaloi nëpër tri regjime

Nga Media 0

Nga fashizmi në komunizëm e deri sot në demokraci. Detaje interesante të historisë si u transformua në emrin e ri gjimnazi “Qemal Stafa”. Nga lënda “Doktrina fashiste për drejtësi dhe ekonomi” e “Kulturë fashiste” tek “Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë” e “Markzisëm-Leninizëm”

Tonin Bushati, quhej një ndër nxënësit e vitit të parë të gjimnazit të parë në Tiranë. “Gjimnazi i Tiranës” e kishte emrin, ndërsa sot quhet  gjimnazi “Qemal Stafa”.

Është e para shkollë e mesme e përgjithshme në Tiranë dhe i ka hapur për herë të parë dyert për të rinjtë më 3 Nëntor të vitit 1925. Atë vit në klasën (vitin) e parë u regjistruan 25 nxënës.

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve ka publikuar fotografi dhe detaje të hapjes së këtij gjimnazi të parë në Tiranë.

shkolla-tirShkolla drejtohej nga Mihal Sherko. Aty kanë dhënë mësim emra të spikatur si Eqerem Çabej, Aleks Buda, Skënder Luarasi, Karl Gurakuqi, Llazar Eftimadhi, Ludovik Ndoci, Kolë Shiroka etj.

Dëftesa

Në vitin shkollor  1936-’37 përveç lëndëve bazë si Gjuhë, Matematikë Histori, Gjeografi dëftesa plotësohet nga lëndë interesante si Histori e Artit, Drejtësi dhe Ekonomi, Vegël muzikore, Gjeometri deskriptive etj. Ndërkohë që aty janë të listuara përveç gjuhës shqipe edhe gjuhët Latine e Greke, madje ka edhe një rresht bosh për një tjetër gjuhë të huaj.

Tonin Bushati, një nxënës që ka përfunduar më 1937-­ën vitin e parë është vlerësuar për këto lëndë në dëftesën e tij vjetore: Gjuhë shqipe, Gjuhë italiane, Histori, Gjeografi, Matematikë, Histori natyre, Edukatë morale e qytetare, Vizatim, Bukurshkrim, Teori e muzikës dhe kangë, Edukatë fizike.

Në “vjetin shkolluer” 1941-­42 në dëftese gjejmë lëndë të tilla si, “Doktrina fashiste për drejtësi dhe ekonomi” e “Kulturë fashiste”. Këto lëndë janë hequr nga kurrikulat e arsimit dhe nuk i gjejmë në dëftesën e vitit 1948. Ato lëndë u zëvëndësuan me “Historinë e partisë së Punës së Shqipërisë” apo me “Markzisëm Leninizëm”. Pas vitit 1990 këto lëndë u hoqën nga kurikulat.

shkoll-tir-2

Sistemi i vlerësimit ishte i ndryshem nga ai i sotmi. Nota 4 që është sot pragu minimal që një nxënës duhet të kalojë për t’u kualifikuar, atëhere përdorej për vlerësimin kalueshëm. Një nxënës në vitin 1937 vlerësohej me notën 1 për rezultatin e tij më të mirë dhe merrte notën 6 për një paraqitje të dobët në mësime.

Si visheshin gjimnazizstët e vitit 1937:

shkoll-tir3

Bie në sy kasketa që kanë këta tre shokë gjimnazi. Janë veshur me këmishë, xhaketë me jelek, dhe këpucë dimërore. Në qafat e gjata të çizmeve kanë të futura pantallonat e gjera sipas stilit italian. Ata kanë pozuar seriozë, të kënaqur e me qëndrim fortë e të drejtë të trupit. Në fytyrë u lexohet: unë po shkollohem.

Sigurisht kohët ndryshojnë. Gjatë komunizmit, gjimnazistët visheshin me uniformë. Vajzat me përparëse të zeza, ndërsa djemtë me bluzë e pantallona teritali, tipike të kohës së komunizmit.

gjimnazizste-te-vitit-1965

fiskultura-e-mengjesit
Në komunizëm dita niste me fiskulturën e mëngjesit, në çdo institucion

Ja si vishen sot gjimnazistët:

gjimnazizste-sot
Sot 13 shtator, dita e parë e shkollës te gjimnazi “Qemal Stafa”

qemali

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej