Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjermania do të kthejë 100 mijë azilkërkues në vendet e origjinës

Nga Klodiana 0

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se rreth 100 mijë azilkërkues të refuzuar pritet të kthehen nga Gjermania në shtëpitë e tyre, duke shtuar se një e treta e dëbimeve ka të ngjarë të jetë e detyruar.

Në një konferencë rajonale, Merkel tha se rreth 60 mijë e azilkërkuesve të deportuar do të rikthehen në atdhetë e tyre me anë të programeve vullnetare të riatdhesimit, ndërsa rreth1/3 do të përballet me dëbime të detyrueshme.

Ata që rikthehen në shtëpi në bazë të programeve të riatdhesimit thuhet se do t’u jepet biletë avionic dhe një sasi e papërcaktuar ndihme financiare që të mund të përdoret nga azilkërkuesit në vendet e origjinës.

Merkel theksoi se “jo të gjithë të rinjtë e Afganistanit do të vijnë në Gjermani”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>