Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Gjermania kërkon punëtorë, 1 mln vende pune të lira

Nga Klodiana 0

Mbi 1 milionë vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë në Gjermani.

DW citon se një disbalancë e tillë, lidhet me transformimin e tregut të punës.

Alexander Kubis, nga Instituti IAB tha se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuar, por disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.

Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

“Një sërë ndërmarrjesh sot shpenzojnë më tepër kohë sesa në vitin 2010 për të gjetur  një person të përshtatshëm për vendin e punës”, tha Kubis.

Sipas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gjë shihet jo vetëm tek profesionet akademike, por edhe tek personat që përfundojnë shkollat profesionale.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej