Ka than' i moçmi: 

Shqiptarët do t'i fitojnë të gjitha betejat pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre".
 

                                                                                        -Mit'hat Frashëri

Gjermania, Anglia e Franca iu refuzoi kërkesën për azil, riatdhesohen 160 shqiptarë

Nga Klodiana 0

Vendet e Bashkimit Europian, kanë riatdhesuar 160 shtetas shqiptarë. Gjatë mbasdites së sotme, në Aeroportin e Rinasit janë kthyer me tre avionë të posaçëm, 160 shtetas, të cilët kishin abuzuar me kërkësat për azil nga Gjermani, Angli dhe Francë.

Ditën e sotme janë rikthyer në Atdhe: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca, ndërsa 60 shtetas të tjerë janë kthyer nga Anglia.

Vetëm gjatë tre muajëve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si: Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil, dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej