Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjermani-Suedi, kampionët e botës nuk mund të gabojnë

Nga Klodiana 0

Kryendeshja e ditës së sotme është Gjermani-Suedi. Kjo edhe për faktin se kampionët në fuqi të botës kanë humbur ndeshjen e parë dhe janë nën presionin e fitores me patjetër. Ndërsa Suedia ka fituar ndaj Koresë së Jugut dhe një barazim nuk do të ishte keq.

Gjermanët kanë lënë shumë për të dëshiruar, me qendërmbrojtësin Hummels që do të mungojë pas një dëmtimi. Zakonisht, Gjermania shënon gol edhe kur humb, por kjo nuk ndodhi ndaj Meksikë. Fati i Gjermanisë mund të vendoset të kundër Suedisë.

Trajneri Joachim Loë ka qenë i ftohtë një ditë para ndeshjes, teksa ka deklaruar se “Gjermania nuk ndjen presion, do të hyjmë në fushë dhe do të bëjmë më të mirën për ta fituar sfidën. Kam lojtarët më të mirë dhe kam besim.”

Gjermania ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Suedisë, duke barazuar dy të tjerat. Gjermania nuk humb dy ndeshje radhazi në një Kupë të Botës që nga 1958-ta.

Nga ana tjetër, Suedia është më komode, një ekip solid. Mjafton të kujtojmë që suedezët lanë jashtë Kupës së Botës, Italinë. Nëse nxjerrin jashtë edhe Gjermaninë, atëherë do të ishte diçka heroike. Trajneri i Suedisë, Jane Anderson, ka qenë fjalë fjalëpak para sfidës: “Do të hyjmë në fushë me dinjitet, jo inferior dhe jo për të luajtur për barazim, pasi do të ishte vetëvrasje”.

Ndeshja Gjermani-Suedi do të luhet në orën 20:00 në stadiumin e Sochit dhe do të drejtohet nga polaku Marciniak.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej