Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Gjermani, dy persona ekzekutojnë shqiptarin në sy të vajzës së mitur (video)

Nga Ejona 0

Një 46 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba në sy të vajzës së tij gjatë kohës që po e merrte nga shkolla

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Sipas mediave të huaja dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar 46 vjeçarit dhe e kanë qëlluar atë në sy të vajzës së tij përpara shkollës fillore.

Menjëherë autorët janë larguar nga vendngjarja pasi shqiptari ka ndërruar jetë ndërsa vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën.

Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, mësohet se kohë më parë kishte punuar si rojë në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg.

Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes ndërsa përjashton pistën e hakmarrjes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej