Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Gjergj Kastrioti iu dha shqiptarëve mësimin e historisë së çfarë është atdheu

Nga Media 0

Nga Spartak Ngjela

Si sot 550 vjet më parë ka vdekur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti ishte i pari shqiptar që duke sakrifikuar gjithçka të vetën: familjen, karrierën në një perandori dhe vetveten gjithashtu, me sakrificën e tij sublime dhe me heroizmin e tij të jashtëzakonshëm, iu blatoi shqiptarve si dhuratë historike të përjetshme sensin e lavdisë dhe heroikën;

Iu dha shqiptarëve mësimin e historisë së çfarë është atdheu;

U vetëshpall mbret i Epirit, për t’iu kujtuar shqiptarëve dhe dinastive shqiptare që do të vinin, të shndritshmit e mëdhenj të rracës së tyre: Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit;

Formoi në shoqërinë arbërore identitetin e etnisë së saj;

Duke iu kallur frikën turqve mizorë dhe të gjithë perandorisë osmane, përsëriti në histori tmerrin që iu shkaktoi romakëve Piroja i Epirit, dhe;
Me figurën e tij ai:
Iu dha mundësi shqiptarëve të mëdhenj që të krijonin më bazament solid Rilindjen tonë Kombëtare;

Iu dha shqiptarëve simbolin e Madh të Qytetërimit Perëndimor dhe të Europës Moderne e cila ende nuk ia ka kthyer si mirënjohje borxhin historik shqiptarëve, të cilët vuajtën plot 500 vjet pikërisht për këtë.

Dhe më në fund:
Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura madhore që sot përbën qëndrën e gravitetit me anë të së cilës arrihet uniteti shoqëror shqiptar dhe do të sigurohet bashkimi kombëtar i të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej