Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjendja mendore e Kanye West, shumë më keq se çfarë u mendua në fillim

Nga Rexhina Biba 0

kanye-west

Një makth që duket se do e ketë të vështirë të mbarojë shpejt.

Kanye West është në një gjendje shumë të keqe mendore dhe burime pranë tij bëjnë me dije se qëndrimi i tij në spital është shumë larg përfundimit. Burimet tregojnë për TMZ se raportimet mjekësore të mëngjesit të djeshëm kishin vendosur që Kanye të qëndronte në Qendrën Mjekësore UCLA të paktën deri në fund të javës. Disa nga familjarët e tij dëshironin që ta merrnin në shtëpi për Ditën e Falenderimeve (që është sot) me idenë që një darkë familjare do t’i bënte mirë, por kjo dukej e pamundur.

Fillimisht doktori i artistit amerikan deklaroi se ky i fundit po vuante nga një psikozë e përkohshme e shkaktuar nga mungesa e gjumit dhe dehidratimi ekstre, por tashmë TMZ zbulon se problemi është shumë më i rëndë se kaq.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>