Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjendja e kanabisit në vend, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë

Nga Ejona 0

Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të thërrasë me datën 11 nëntor mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për gjendjen dhe problematikat e kanabisit në vend.

Këtë lajmërim presidenti e bëri gjatë vizitës së tij në Shkodër një ditë më parë. Mbledhja është parashikuar të mbahet në Presidencë në orën 18:00.

Sakaq kryeministri Rama ironizoi deklaratën e presidentit duke thënë se duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.

Nishani: “Është një fenomen serioz që ka marrë përmasa kombëtare. Për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese të inteligjencës të vendit por edhe ato partnere, unë së shpejti kam vendosur që të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si ne duhet që ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>