Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçarit që u mor nga ujërat e përroit

Nga Rexhina Biba 0

Është gjetur trupi i pajetë i 43 vjeçarit,  Xhevahir Ndoj, i cili u mor nga  Plani i Bardhë në rrethin e Matit dy ditë me parë.

Policia njoftoi se trupi i pajetë është gjetur rreth 30 km larg vendit të ngjarjes dhe 1 km larg liqenit të Ulzës.

Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:00 të ditës së sotme (10 nëntor), ndërsa kufoma është identifikuar nga vëllai i viktimës.

Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara si pasojë e mbytjes në lumë. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.

40 vjeçari u mor nga uji paraditen e së martës, teksa po tentonte të kalonte me foristradë ujërat e një përroi, i cili ishte fryrë për shkak të reshjeve të dendura.

Përmbytjet/ Bie në përrua, humb jetën 42 vjeçari

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>