Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Gjejeni kujt grup i përkisni dhe merrni masa

Nga Klodiana 0

Vrapon kërmilli nëpër pyll dhe takon dhelprën. E pyet dhelpra;

– Përse nxiton kaq shumë, për ku je nisur?

– Po më ndjek policia financiare – i thotë kërmilli.

– Edhe, ç’punë ka policia financiare me ty? – sërish dhelpra.

– Unë kam shtëpi, gruaja ime ka shtëpi, fëmijët e mi kanë shtëpi…

Kur dëgjoi dhelpra se për çfarë bëhet fjalë, filloi të vraponte edhe ajo. Në nxitim e sipër, takon lejlekun i cili e pyet.

– O dhelpër, përse me kaq nxitim?

– Po më ndjek policia financiare – i thotë dhelpra.

– E përse po të ndjek? – pyet lejleku.

– Unë jam e veshur e tëra me gëzof, burri me gëzof, të gjithë fëmijët me gëzof…

Akoma pa mbaruar dhelpra fjalën lejleku ia dha vrapit. Në nxitim e sipër i del përpara majmuni, e natyrisht edhe ai duhet të pyesë;

– O lejlek, prej kujt po nxiton të fshihesh?

– Nami, majmun, nami, policia finaciare po më ndjek.

– Pse nami dhe pse po të ndjek? – pyet majmuni.

– Nami për shkak se këmbët e gjata na i llogarisin si standart. Pra, unë siç e sheh jam në standarte të larta, gruaja në standarte të larta dhe fëmijët po ashtu në standarte të larta.

Me të dëgjuar se kush është arsyeja e vrapit të kafsheve, fillon edhe majmun të vrapojë me sa mundej. Kur e shikojnë, çuditen dhe e pyesin;

– Po ti pse po vrapon, kush po të ndjek?

– Në kësi situatash, neve bythzbuluarve, neve pabreksave, na godasin të parët.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej