Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Gieorgo Frendo: Sa të jem në krye të kishës, dera do të jetë e mbyllur për politikanët

Nga Skenderi 0

 Frendo: Ne duhet të jemi zë për ata që nuk kanë zë në shoqëri

Gieorgo Frendo, Ipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit tha se dera e kishës do të jetë e mbyllur për politikanët, në pritjet zyrtare për sa kohë ai të jetë në krye të saj.

Në një intervistë mbrëmjen e djeshme në  “Tonight Ilva Tare”, Gieorgo Frendo tha se ne duhet të jemi në anën e atyre që janë më të mënjanuar dhe më të përvuajtur.

Gjithashtu Frendo u shpreh se çdo politikan është një shërbëtor dhe duhet t’i shërbej popullit të tij.

 Pjesë nga intervista:

Tare: Për herë të parë nuk patët pritje zyrtare. Pse e morët këtë vendim?

Frendo: Unë për 10 vjet kam qenë zëvendës i Imzot Rrok Mirditës dhe për 10 vjet kam qenë në këto pritje dhe çdo herë jam ndjerë si në kundërshtim me besimin tim. Fakti që është festë e lindjes së Jezusit në një varfëri ekstreme, ata që e kanë pritur Jezusin në Betlehem kanë qenë më të përjashtuarit, barinj.

Ne prismim njerëz me pozicion të lartë. Kisha shumë frikë në fillim si do të reagojnë për këtë vendim. Reaguan shumë pozitivisht më shumë se ç’kisha menduar unë, meqë jam edhe i huaj. Të gjitha komentet ishin pozitive, me përjashtime të vogla. Shpresoj se pasi kemi filluar të vazhdojmë me këtë praktikë.

Tare: Pa takuar politikanë?

Frendo: Edhe atë ditë kur jam emëruar si arqipeshv, kam thënë se kam respekt për politikanët. Edhe fjala ministër në latinisht do të thotë shërbëtor. Por nga ana tjetër, besoj se është më mirë të ndjej pulsin e popullit dhe të ndjej më afër popullin.

Tare: A është kjo edhe një thirrje për politikanët?

Frendo: Çdo autoritet është për shërbim. Vetë Jezusi ka thënë se ai që është në autoritet është që të jetë në shërbim. Dhe kjo vlen jo vetëm për kishën por edhe për politikën. Politikanët janë për shërbimin e popullit dhe unë vlerësoj shumë ata që e ndjenë këtë përgjegjësi.

Tare: A ka politikanë të tillë në Shqipëri?

Frendo: Me sa di unë po. Nuk do të përmend emra. Ka politikanë që janë afër popullit.

Tare: Çfarë nuk kishte të mirë në këto takime?

Frendo: Jezusi ishte gjithmonë afër atyre që ishin më të mënjanuar dhe më të përvuajtur dhe unë jam me këtë. Një figurë e tillë sot është Papa Francesku, i cili është bërë një njeri ‘popullor’ për thjeshtësinë e tij, se është afër atyre që janë më të mënjanuar, mbron emigrantët. Duhet të jemi zë për ata që nuk kanë zë në shoqëri.

Tare: Ky vendim vlen edhe për vitet e ardhshme?

Frendo: Vlen edhe për vitet e ardhshme.

Tare: Pra kisha katolike u mbyll për pritje zyrtare?

Frendo: Derisa të jem unë po. Edhe ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë janë 100% dakord me këtë vendim.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>