Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Gianni De Biasi i ka thënë “po” Deportivo Alavesh

Nga Klodiana 0

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Gianni De Biasi i ka thënë “po” Deportivo Alavesh dhe do të marrë drejtimin e klubit spanjoll.

Ka qenë vetë trajneri që ka konfirmuar gjithçka për “Panorama Sport” gjatë ditës së sotme. “Po, është e vërtetë. Sapo u thashë “po” drejtuesve të Deportivo Alavesh dhe do të marr drejtimin e skuadrës”, ishin fjalët e De Biazit.
Tekniku i përfaqësueses ishte prej qershorit në kërkim të një skuadre të re dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në një prej kampionateve më prestigjiozë në botë. Sigurisht, ai nuk ka një detyrë të lehtë te Deportivo Alavesh, i cili ka regjistruar 5 humbej në po aq ndeshje në kampionat, pa shënuar asnjë gol. Prova e radhës do të jetë ajo e të shtunës në drekë, ndaj Real Madrid, por nuk dihet ende nëse De Biazi do të jetë në pankinë apo do të ndjekë nga tribuna këtë takim.

/panorama sport

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej