Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gëzuar Vitin e Ri për gjithë të shfrytezuarit! Këtë vit më hoqën nga puna pa të keq, siç ndodh rëndom nëpër kafenetë e Tiranës

Nga Media 0

Nga Albina Ruko

“-Mirëmbrëma! Gëzuar Vitin e Ri!
-Ah! Gëzuar dhe juve! Një gin-tonik me limon brenda do të marr.

Për 8 vite kam punuar si kamariere. A po se u gabova 2820 ditë pune, sepse rreth 100 ditë edhe mund t’i kem bërë pushim për 8 vite. Filloi kur isha 14 vjeçe. Nisa të punoja pasi gjendja ekonomike kishte filluar të më rriste para kohe. Liria e të punuarit do të ishte arratisja nga të qëndruarit në shtëpi pas shkolle, sepse vajzat dhe gratë në fshatin tim nuk e kishin të drejtën askund veç shtëpisë. Me 90 mijë lekë rrogë kisha mundësi ti dërgoja motrës time disa te holla për shkollën. Vitet kalonin, situata e njejtë, rroga po ashtu dhe 31 dhjetori të gjente me tabaka në dorë duke u shërbyer të tjerëve, por kurrë në shtëpi. Kur mbarova gjimnazin, do të transferohesha në Tiranë për shkollën por sistemi arsimor mendon për ty duke vendosur degën që ata duan, ndaj dhe 1 vit do vazhdoja të punoja kamariere, por jo më në një vend të vogël ku nuk ke lirë por në metropol, aty ku ti shihesh si një objekt më fitimprurës për shkak se ishe vajzë. Epo rroga nuk ishte dhe aq keq, 200 mijë lekë edhe do të mjaftonin po mos të kishe qera, drita, uji apo taksa të tjera. Edhe një vit tjetër iku, e prapë 31 dhjetori më gjeti sërisht me tabaka në dore. Vitet kalonin shpejt e sot i kam bëre 8 vjet. Por sot po kthehem në shtepi për ndërrimin e viteve. Përgjatë këtyre 8 viteve, u kam shërbyer te tjerëve në çdo kohë. Nuk e kam ditur se çfarë janë festat e sidomos ato të fundvitit sepse unë dhe shumë të tjerë na është dashur të punojmë. Ç’mund të festoja kur rroga nuk të del e natën e ndërrimit të viteve e vetmja gjë që të shkonte në mëndje ishte të bëje ndonjë lek që mund të ikje në shtëpi.
Gëzuar Vitin e Ri.
Këtë vit më hoqën nga puna ashtu si pa të keq, siç ndodh rëndom nëpër kafenetë e Tiranës. Nuk është çudi e madhe për aq kohë sa punojmë pa siguracione dhe pa kontrata pune. Ndaj Gëzuar Vitin e Ri për gjithë të shfrytezuarit. Viti tjetër do më gjej sërisht në rrugë bashkë me çdo student tjetër. Ne do e bëjmë shoqërinë më të mirë për çdo kamarier, punëtore në fasoneri, call center, shitëse në furrë buke, minator etj.. Ndaj Vitet do të jenë vite rezistence.Gëzuar!”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej