Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Gështenja, sëmundjet që kuron, efektet dhe disa kuriozitete rreth saj

Nga Skenderi 0

Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore. Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen që ajo ka. Sa e sa herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura. Le të shohim bashkë të mirat që na jep ky frut dhe kuriozitetet rreth tij:

geshtenjaPërfitimet
Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët.
Efektet
Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.
Shtatzënia: Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie. Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.
Kuriozitete
Fisnikët e lashtë: në kohët e shkuara, fisnikët i konsumonin gështenjat pasi i zienin në verë të bardhë. Kundër njollave të lëkurës: për të hequr njollat e lëkurës, zieni disa gështenja dhe përbërjen e tyre shtypeni deri sa të bëhet si pure dhe më pas shtojini pak lëng limoni. Përbërjen e përftuar aplikojeni mbi lëkurë për rreth 20 minuta. Hidhni gështenjat e këqija: për të eliminuar menjëherë gështenjat e këqija, i vendosni dhe i zhysni ato në një enë me ujë për 1 orë. Gështenjat të cilat do të dalin në sipërfaqe duhet të hidhen, sepse nuk janë të mira.
Prejardhja e emrit
Fjala gështenjë vjen nga gjuha latine Castanea, por vetë ky emër rrjedh nga kastanon, nga qyteti i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit gështenjë. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saj ushqyese si frutë. Ajo zëvendësoi bukën në momentet e mungesës së saj.

geshtenja-2Origjina e gështenjës
Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e Vogël. Gështenja u kultivua fillimisht në Europën Jugore, në Ballkan dhe në rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, si frutë për ushqim, dru në ndërtimtari, në zdrukthëtari dhe pemë dekorative e bëri atë të përdoret fillimisht gjerësisht në të gjithë Europën Perëndimore dhe më pas ajo u kultivua në kontinentet e tjera. Si fillim, në kohën romake, ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastire nga murgjit. Sot, mostra të vjetra shekullore mund të gjenden në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Europën Qendrore, Perëndimore dhe Jugore. Ato janë gjerësisht të njohura në Greqi, Austri, Turqi, Portugali, Francë, Hungari, Itali, Slloveni, Sllovaki, Serbi, Bosnjë, Kroaci dhe veçanërisht në Korsikë. Me një milion hektarë, gështenja është lloji i tretë drusor për nga shkalla e mbulimit të sipërfaqes në Francë. Pyjet e gështenjës aktualisht zënë një sipërfaqe më të madhe se 5000 kilometra katrorë, ose rreth 4% të sipërfaqes pyjore franceze.

 

Geshtenja 2Funksionet magjike të gështenjës
1. Në gështenje ndodhen shumë acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe minerale, të cilat kontribuojnë për jetëgjatësinë. Ky frut mund të parandalojë dhe përmirësojë hipertensionin, sëmundjet koronare të zemrës, arteriosklerozën, osteoporozën dhe sëmundjet e tjera. Janë të përshtatshme për femrat e të gjitha moshave.
2. Gështenja përmban vitaminë B2, e cila mund të nxitë rritjen dhe zhvillimin e qelizës. Prandaj, konsumi i gështenjës mund të përmirësojë lëkurën, rigjenerojë qelizat e vdekura dhe të lehtësojë pezmatimin e lëkurës.
3. Gështenja përmban gjithashtu karbohidrate të pasura, por më pak yndyrna se sa frutat e tjera arrore. Ky frut i jep trupit energji dhe nxit metabolizimin e yndyrave, duke ruajtur rolet e furnizimit të energjisë në veshkë, të nxitjes së funksionimit të shpretkës, të favorizimit të shëndetit të stomakut dhe të zorrëve.
4. Gështenja ka edhe funksionin e ndalimit të gjakderdhjes. Për shkak se ajo përmban shumë hekur dhe vitamina të tjera, mund të përdoret për problemet me gjakderdhjen e tepërt gjatë menstruacioneve, po ashtu edhe për aneminë.
Konsumi i gështenjës mund të lehtësojë shumë probleme gjatë shtatzënisë

Studiuesit kanë zbuluar se konsumi i gështenjës mund të parandalojë dhe lehtësojë shumë simptoma dhe probleme gjatë periudhës së shtatzënisë:
1. Lehtësimi i simptomave në javët e para të shtatzëni
Gjatë javëve të para të shtatzënisë shumë gra nuk kanë oreks, po ashtu mund të kenë të përziera dhe marrje mendsh. Gështenja, falë vetive të saj, mund të përmirësojë funksionin e tretjes në stomak dhe zorrë gjatë kësaj faze prandaj këshillohet të përdoret.
2. Lehtësimi i dhimbjes së mesit gjatë shtatzënisë
Gjatë fazës së shtatzënisë, pjesa më e madhe e nënave të ardhme do të ndjejnë dhimbje beli, e cila mund të lehtësohet nga konsumi i gështenjës. Ky frut mund të përmirësojë edhe problemin e pafuqishmërisë në mes dhe në këmbë.

3. Lehtësimi i edemës së grave shtatzënë
Gështenja përmban përqindje të lartë kaliumi, që mund të ndihmojë ekuilibrin e përqindjes së natriumit në trup, duke nxitur metabolizimin e ujit të tepërt dhe asgjësimin e edemës tek gratë shtatzëna.
4. Ndihmon në qëndrueshmërinë e gjendjes shpirtërore
Gështenja përmban shumë elementë të cilët mund të ndihmojnë në reduktimin e luhatjeve psikologjike dhe emocionale. Gratë shtatzëna që kanë paqëndrueshmëri shpirtërore, mund ta provojnë këtë frut magjik.

geshtenja-3

Gështenja, burim mikroelementesh

Nutricionistët e konsiderojnë një frut vërtet magjik. Ka shije të shkëlqyeshme, me plot vitamina, minerale, është ushqyese, tretet lehtë, e përshtatshme për ushqim të të moshuarve dhe të fëmijëve. Me gjashtë deri 10 miligramë të fibrave të patretshme në 100 gramë, frutat aromatike me mbështjellës me ngjyrë kafe të errët klasifikohen në mesin e artikujve ushqimore me përmbajtje më të madhe të këtyre substancave. Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhëmbët dhe kockat, kurse gështenja e butë është e mirë për sistemin nervor.
PËRBËRËSIT
Gështenja, bën pjesë në grupin e arrorëve, por në ndryshim nga arrat dhe bajamet, përmban nivel më të ulët të yndyrave dhe është i vetmi i këtij grupi që përmban vitaminën C. Gështenja përmban edhe shumë minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, përmban vitamina të grupit B, si edhe vitaminat e A, C. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, ndihmon gjatë mjekimit të sëmundjeve të veshkave dhe të gjakut. Kurse gështenja e zierë ka shumë përbërje minerale, ndërsa gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate. Gështenja e egër, përkatësisht fruti dhe lëvozhga e saj, kanë zbatim të gjerë në mjekësinë alternative.
Ai përdoret për mjekim të reumatizmës, përdoret si diuretik, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Sidomos përdoret edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të saj qetësuese mbi organizmin.

geshtenja-4Gështenja duke qenë se është e pasur me vitamina, minerale dhe tretet lehtë është e përshtatshme për ushqimin e të moshuarve dhe të fëmijëve. Meqenëse gështenja është e pasur me kalium, por nuk përmban shumë natrium, rekomandohet në dietën e të sëmurëve me çrregullime të veshkave dhe të gjakut. Gështenja përdoret edhe në ushqim nga prodhimet e saj prodhohet edhe mielli, i cili i përzier me miellin e drithërave jep bukë dhe pjekurina ushqyese. Mielli është i pasur me sasi te mjaftueshme të sheqerit që krijohen në frutën e thatë. Fruta e gështenjës është e pasur edhe me kalcium, kalium, ndërsa përmban dhe fosfor, hekur dhe me shumicë vitaminave B.

MIKROELEMENTËT
Gështenja gjithashtu është e pasur me burim mikroelementesh, i cili është shumë i dobishëm për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje. Kërkime të shumta kanë vërtetuar se ajo zvogëlon kolesterinën e përgjithshme dhe të ‘keqe’, duke mbrojtur organizmin nga sëmundjet kardiake dhe nga infarkti. Fruti magjik i gështenjës është një burim i shkëlqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thatë që përmban përqindje të madhe të acideve yndyrore omega-3 (40 g gështenja janë të mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e përditshme). Por, përveçse është burim yndyrash të dobishme, ajo është edhe burim proteinash dhe indesh bimore.

geshtenjatGështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E, vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i dhëne kështu energji organizmit. Në një dallim midis gështenjës së butë dhe asaj të egër është se gështenja e egër nuk hahet për shkak të shijes jashtëzakonisht të hidhur, por duke pasur shumë efektit shërues përdoret në prodhimet e preparateve farmaceutike, kryesisht për shërimin e sëmundjeve të venave. Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë dhe të ëmbël.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej