Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gerta, unë po pres, po koha s’pret!

Nga Klodiana 0

Nga Hamdi Skeja

Letër publike ministres së shëndetësisë.

E dashura Ogerta, kur nisa të shkruaj letrën e dytë, nuk e kam pasur fare të lehtë sepse shpirti i një Prindi është dhembshmuria më e madhe që ka kjo botë. Ç’është bota? Bota është shumë e llumtë e dashur. E llumtë dhe e pisët, të paktën kështu e kam përjetuar në vendin tonë. Gerta, unë e ndjej dhe dua të jemi miq si dikur.. Ne të dy dhe një grup të rinjsh protestuam dikur për padrejtësitë , në fakt , qëkur kam marr mend kam protestuar në vendin tonë për çdo padrejtësi. Gerta, siç e shikon se unë s’po të them Ministre, as zonjë madje. Sepse më e shenjtë është ti thuash dikujt në emër. Gerta, më duket se u bëmë “rival” . Jo rival për posté , por rival në aspektin se ti je në post kurse unë jam po ai i thjeshti. I MJERI QYTETAR. I mjerë në aspektin e pafuqisë të pushtetit dhe ndaj pushtetit. Pasi u bëra gati dhe të nesërmën do merrja një udhëtim drejtë Ankaras atje ku shpresuam për finalizimin e shërimit të djalit tim, Aldos. Të kujtohet kur të përqafova mes lotëve?! Gerta, lotët janë fjalët e shpirtit që goja si thotë dot.. Por, më pas ato ujvara lotësh do lanin spitalin e Ankaras, do lanin dhoma hotelesh e rrugë deri në aeroport. Ti je vet prind dhe e di shumë mirë pozicionin e dhembshmurisë së prindit. Ti e di çdo të thotë të jetosh duke vdekur. Mbase ti nuk e ke provuar, as nuk ta uroj që ta provosh. Madje, e lus Zotin që t’ju japi bekimin e tij!… Gerta, nuk dua të heshtësh edhe pse nuk ke heshtur. Por, nuk po shoh të më japësh shpresë. Ti jo vetëm si deputete, por si prind dhe më pas si Ministre ndiz motorrët e shpresës dhe të drejtës njerëzore dhe të shërojmë Aldon. Qytetarin e këtij vendi , ku padrejtësisht ju mohua e drejta për shërim. Gerta, Aldos dhe Prindërve tij , ju është mohuar prej 6 vitesh dhe ti je në dijeni. Mos e bëj ti. Ti bëj atë që duhet. Atë që Aldo meriton. Atë që Aldos i takon. Gerta, merre historinë e djalit dhe dërgoje në Parlament. Shtroje aty dhe nga aty të rindezën shpresat e finalizimit që të vazhdojmë të jetojmë si Familje , ashtu siç e meritojmë. Gerta, unë po pres por kam frikë se koha nuk na pret!

Të përqafoj , Hamdi Skeja!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej