Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Gentian Zenelaj: Veliajn e dija djalë të zgjuar po doli kunadhe

Nga Media 0

Aktori Gentian Zenelaj ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera ai ka diskutuar me dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu mbi një nga debatet më aktuale siç është çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Edhe pse u arrit një marrëveshje mes aktorëve përfaqësues dhe Bashkisë Tiranë, për Gentin ajo marrëveshje nuk është e vlefshme për arsyet që ka argumentuar në vijim.

“Unë nuk e quaj marrëveshje atë që thanë se u arrit . Unë e quaj të luash me regji qendrore. Më vjen keq që Erion Veliaj, të cilin e mendoja të ishte një djalë shumë i zgjuar, është bërë kaq kunadhe. Nuk bëhet transparencë me regji qendrore kur e ke ti butonin. ku aktorët flasin ti heq fishën dhe vë një fish të Edi Ramës që po inauguron një pedonale diku.

Unë them që s’ka marrëveshje, është e keqpërdorur. Robert Ndrenikën e njoh personalisht dhe dyshoj se ai është profili i Robert Ndrenikës. Çfarë nuk po përdoret në këtë gjë, eshtë lëshuar makineria e propagandës në maksimum. Mua më vjen keq për një gjë që artistët kishin mundësi ti tregonin popullit që janë gur i fortë.

Unë mund të jetoj pa teatrin Kombëtar, Teatri nuk jeton dot pa ne. Unë nuk do humbas asnjë koleg për hatër të teatrit , as Erionin as Laertin. Unë do luaj në çdo teatër në Shqipëri. Teatrin e ka mbajtur gjallë vetëm publiku ndryshe do ta kishin shembur. “,- është shprehur në Thumb Gentian Zenelaj

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej