Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Gentian Zenelaj: Nuk dua që biçikleta të jetë një detyrim për të lëvizur në Tiranë

Nga Media 0

Tirana vazhdon të jetë një qytet shumë i pisët dhe kaotik për të lëvizur me biçikletë. I këtij mendimi është aktori i humorit Gentian Zenelaj, i cili sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ka dhënë argumentat e tij përse ka zgjedhur motorin si alternativën më të mirë për të lëvizur në kryeqytet.

“Nuk dua që biçikleta të jetë detyrim, sot në Tiranë shumë njerëz detyrohen të përdorin biçikletën, sepse është e pamundur të parkosh, të ecësh me makinë. Bicikleta është zgjidhje apo zgjedhje? Unë vazhdoj të mendoj që Tirana vazhdon të jetë një qytet shumë i pisët për të ecur me biçikletë, ku shkon pluhuri i gomave të betoniereve që ecin nëpër Tiranë, a është e mirë që kjo ndotje të futet në mushkëritë e qytetarëve? Unë kam zgjedhur motorin prej 20 vitesh sepse është e pamundur të kryesh punët në Tiranë me makinë, sepse kam 2 fëmijë, duhet ti çoj në shkollë, në kurse etj. Biçikleta për momentin është detyrim e jo zgjedhje. Unë kam parë qytete në botë, që e kanë biçikletën zgjedhje por kanë transport publik të mrekullueshëm. Është shumë shpejt akoma që të ketë një përdorim masiv të biçikletës. Tirana nuk është qetësuar akoma, si Amsterdami, Budapesti, apo Praga. Në Tiranë kërcet betonierja nga mëngjesi deri në darkë. Duhet bërë një pakt qytetar mes njerëzve që ecin me biçikleta dhe atyre që përdorin makina. Vetëm kur transporti publik të zgjidhet një herë e përgjithmonë, atëherë Tirana do të jetë një qytet fantastik për të ecur me biçikletë”, tha Gentian Zenelaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej