Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gazi lotsjellës në protesta/ Bardhi: Dorëzova prova për dhunën

Nga Klodiana 0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dhënë shpjegime për padinë e bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për dhunë ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestë.

Duke e quajtur ministrin Lleshaj, mbetje e komunizmit, Bardhi tha se sot ka çuar në prokurori prova e fakte për dhunën e bërë ndaj qytetarëve.

“Isha sot në prokurori i thirrur nga organi i prokurorisë për të dhënë sqarime për akuzën e PD ndaj ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të policisë për akte dhune ndaj qytetarëve. Kam dhënë prova e fakte për veprimet e kundraligjshme të punonjësve të policisë të cilët me urdhër politik kanë sulmuar qytetarët duke i penguar në të drejtën e tyre të protestës. Prokuroria e ka pasur detyrë të niste hetimet kryesisht por fakti që nuk ka ndodhur ka detyruar PD të bëjë padi. I bëj thirrje prokurorisë të mos bëhet shtojcë e pushtetit. Nuk është një organ i varur nga ministri i brendshëm. Sot ka 40 qytetarë që janë në burg, pa asnjë provë sepse kanë ushtruar të drejtën e tyre të protestës. Ministri i Brendshëm e konsideron protestën të jashtëzakonshme, ndërsa grabitje në Rinas një incident. Apeli im është për gjyqtarët e prokurorët, nuk kanë për të kaluar vettingun duke i shërbyer në mënyrë kriminale qeverisë. Qytetarët nuk kanë për të falur. Fundi i gjyqtarëve e prokurorëve që i shërbejnë qeverisë kriminale do jetë i njëjtë me atë të qeverisë. Ministri i brendshëm është mbetje e kohës së komunizmit. Koha kur protesta trajtohej si puç kushtetues ka përfunduar 30 vite më parë. Nuk ka e s’do ketë asnjë ministër të brendshëm, prokuror apo gjyqtar të tremb qytetarët për të drejtën e tyre. Të protestosh është një e drejtë legjitime. Vetëm për një mbetje të komunizmit protesta është puç kushtetues”, deklaroi Bardhi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej