Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gazetat sot janë tregti: shesin kartë të shtypyr, si bakalli që shet djathë

Nga Media 0

Nga Mid’hat Frashëri
Gazetat sot në botë janë tregti: shesin kartë të shtypyr, si bakalli që shet djathë të kripur.
Po në fillesë dhe më tepër akoma në shekkulin, që shkoi, në nisje të lindjes së kombeve, gazetat kanë qenë vegla ideje, organe për të frymëzuar patriotizmin, për të mbrojtur të drejtat e popullit, për të luftuar armikun.
Meqenëse edhe Shqipëria është në fillim të jetës politike, meqenëse nuk kemi shtyp të përditshëm, as posta të shpejta, duhet edhe fletët tona të jenë lajmëtarët e interesave të kombit dhe të vendit.
Në qoftë kështu, në qoftë se çdo botues ndjen madhërinë e detyrës, mendohem: sa prej fletoreve shqip, që shtypen sot, do të guxojnë të vazhdojnë botimin e tyre?
Mjerisht, shumë gazetarë kanë pandehur se fleta e tyre është një send pa rëndësi, si fjalët që thuhen në kafene, në mes të zemërimit dhe inatit, të hedhura në krahët e shtytjes së minutës, pa u menduar fundi, pa llogaritur ç’pemë, ç’dobi ose ç’dëm mund të bjerrin.
Çdo shkrimtar është një këshilltar, po gazetari është edhe më tepër akoma: një predikonjës, një njeri, fjalët e të cilit, të hedhura së sipri katedrës, mbeten e qëndrojnë. Edhe e shihni sa përgjegjësi ka ai që thotë ato fjalë.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej