Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Gazetarja kosovare: S’kanë faj që na kanë inat në Shqipëri e Mal të Zi, se ua flliqim detin

Nga Media 0

Gazetarja kosovare Kimete Berisha përmes një postimi në profilin e saj në rrejtin social Facebook denoncon shkatërrimin që i bëhet natyrës nëpërmjet hedhjes së mbetjeve kudo.

Ajo ka postuar disa fotografi të liqenit artificial në Mitrovicë, ku dukshëm buzë tij dhe në brendësi të ujërave notojnë mbeturina të shumta.

“Qe, kush jemi ne. Ne e flliqim edhe oqeanin. S’kanë faj që na e kanë inati (me sy s’munden me na pa), edhe në Shqipëri, edhe në Mal të Zi, se ua flliqim detin.

Veç me bë nga një polic për kokë banori. Me var nga një kamerë lis më lis, e qosh më qosh. M’i ru parqet me polici, lumenjt me ushtri, male e fusha me agjentë sekret.

Çohen shqiptarët, hanë, pinë buzë liqenit artificial në Mitrovicë, pastaj, mbeturinat i hedhin në ujë, ndërsa liqenin e shfrytëzojnë si shpuzore, pastaj lahen, pëshurren dhe peshkojnë aty.

Pse shqiptarët e konsiderojnë Kosovën si shtet të huaj dhe e shkatërrojnë me urrejtjen dhe neverinë më të madhe, Zoti e di.

Ta kishim ndonjë sociolog që merret me punën e tij, e jo me fe, ndoshta e kishim kuptuar pse Kosova është kaq e papastër.

Shumë zor e kemi m’u bë njerëz të qytetëruar. Veç ndoshta frika nga ndëshkimi (me pare dhe me burg), na kish bë njerëz”, ka shkruar Berisha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej