Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Gazetari në Spanjë pyet Bushpepën për Ermal Metën, Eugenti: Po e kërkoj që ta takoj (Film)

Nga Media 0

Eugent Bushpepa shkëlqeu mbrëmjen e djeshme në Madrid gjatë “EscPreParty” ku këndoi “Mall”. Bushpepa dhuroi emocione të veçanta për publikun europian duke vijuar me sukses këtë fazë të promovimit të këngëve pjesëmarrëse në Eurovision.
Para dhe gjatë këtij eventi këngëtarët jo vetëm që këndojnë, por edhe japin intervista për gazetarët. Një nga pyetjet për Bushpepën lidhej me Ermal Metën, shqiptarin tjetër të Eurovisionit, por që garon për Italinë.
“Një nga djemtë që këndon për Italinë është shqiptar, jeton atje prej shumë vitesh, nuk besoj se do të kthehet më në Shqipëri. Ai është producent shumë i mirë në Itali, bën muzikë shumë të mirë, po e kërkoj që ta takoj”, tha Bushpepa.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej