Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Gazeta zvicerane: Kosova ka arsimin më të dobët në Europë

Nga Media 0

Gazeta prestigjoze zvicerane “Neu Zurcher Zeitung”, ka publikuar një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Repbulikën e Kosovës. “Shkollat më të këqija në Europë”, është titulli i këtij shkrimi të gazetës zvicerane kushtuar arsimit në Kosovë. Sipas këtij shkrimi e gjithë kjo vjen si pasojë e elitës politike kosovare dhe politizimit të personalit nëpër shkolla, transmeton Gazeta Express.

Në letër, e ardhmja duket premtuese. Që nga fillimi i vitit shkollor, të gjitha shkollat fillore në Kosovë kanë miratuar një plan program të ri modern.

Ai përdoret gjithashtu diku tjetër në Europë. Por realiteti është më ndryshe: librat shkollorë të cilëve u referohet ky plan program ende nuk janë botuar dhe shtypur.

Duke marrë për bazë studimin e Pisas të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim si pikë referimi, Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë.

Në lexim, në matematikë ose në shkencat natyrore, në të gjitha disiplinat, nxënësit kosovarë kanë dalë më keq të gjitha shkollat në pjesën tjetër të Europës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej