Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gazeta hedh baltë mbi Mit’hat Frashërin, ai s’bashkëpunoi me Zervën, por mbrojti çamët

Nga Media 0

Nga Arben Llalla

Në gazetën DITA të 7 gushtit lexojmë titullin me shkronja të mëdha për bashkëpunimin e Mit’hat Frashërit me Napoleon Zervën. Por nga shkrimi dhe materialet që na solli autori, Arben Saliu nuk ndeshëm asnjë rresht për bashkëpunimin e Frashërit me Zervën. Autori ose gazeta e kanë botuar këtë shkrim, vetëm për të hedhur baltë mbi figurën e Mit’hat Frashërit për ta nxjerrë si bashkëpuntor i gjeneralit të EDES, Napoleon Zerva që kreu gjenocid mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë më 1944-1945.

Napoleon Zervas ishte ushtarak që i ka shërbyer Greqisë dhe grushteve të shtetit, herë me Teodor Pangallosin, Kundoriotin, Venizellosin dhe mbretin e saj, pa qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie.

Napoleon Zerva e themeloi Partinë e Djathtë Greke më 1946, e cila bazën e saj të veprimit e kishte kryesisht në Epir, ishte një parti që u shkri shpejt, më 1950.

Është mirë të thuhet dhe të mbrohet e vërteta dhe mos të hidhet baltë mbi figurat kombëtare që s’kanë patur asnjë lidhje bashkëpunimi me Zervën. Mit’hat Frashëri ka qenë njëri nga mbrojtësit e flaktë i Çështjes Kombëtare dhe në veçanti të Çamërisë.

E këshilloj gazetën DITA dhe autorin mos të shpifin pa asnjë fakt apo dokument shkencor për bashkëpunimin e Mit’hat Frashërit me Napoleon Zervën.

Brendësia e shkrimit nuk ka lidhje me Zervën dhe nuk na sjell asnjë rresht për bashkëpunimin e Frashërit me Zervën. Mit’hat Frashëri ka qenë një diplomat i kalibrit të lartë, që pas vitit 1944 nuk kemi patur asnjë diplomat të tillë.

P. S. E pashë të arsyeshme si historian të reagoj dhe jo si ithtar i Ballit apo Legalitetit. E ftoj autorin dhe gazetën të kërkojnë falje publike për keqinterpretim të dokumenteve arkivore duke hedhur baltë mbi një nga figurat e larta kombëtare, përndryshe shkrimi i botuar mbetet një palo shkrim për t’u hedhur në plehra.

Historia e vërtetë, pavarësisht shtrembërimeve që mund t’i bëhet gjatë viteve, nuk mund të zhbëhet, por do dalë në sipërfaqe në vendin dhe kohën e duhur për t’na rikujtuar gëzimet apo dhimbjet që na ka shkaktuar.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej