Ka than' i moçmi: 

 "Askush nuk është më i skllavëruar se ai që gabimisht mendon se është i lirë."

                                                                                        -Gjergj Fishta

Gazeta britanike: Brukseli planifikon shtimin me 6 vende të “perandorisë” së BE-së

Nga Klodiana 0

Gazeta e njohur britanike “Express”, ka publikuar një shkrim ku thotë se Brukseli po ecën përpara me planet e tij për të zgjeruar perandorinë e Bashkimit Evropian duke përcaktuar afate për të marrë në gjirin e tij disa shtete të Ballkanit.

Më tej gazeta britanike bën me dije se zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afatin për fillimin e procesit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjen dhe Kosovën për t’iu bashkuar unionit.

“Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn thotë se ky vendim vjen pas rigjallërimit rus, krizës migratore, regjimit autoritar turk si edhe dëshirës për të nxitur integrimin evropian pas votës britanike për Brexit. Në maj do të organizohet në Sofje edhe një samit special ballkanik. Një samit tjetër do të zhvillohet në korrik në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë, të gjashta vendet duhet të plotësojnë kushtet e vendosura nga BE.

Sistemet e tyre të drejtësisë dhe të bankave janë ende të dobëta dhe të ardhurat janë ende larg atyre të eurozonës. Dallime të thella ka edhe përsa i takon problemeve etnike, që çuan deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë gjatë viteve ’90”, përfundon gazeta e njohur britanike “Express”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej