Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gaz lotësjellës dhe shashka e koktail molotov në epokën e dialogut

Nga Media 0

Nga Artan Fuga

Sot është epoka e dialogut. Dialog nuk do të thotë të flasësh me vete. As të shash tjetrin dhe tjetri të të shajë ty me libër shtëpie. As ta censurosh tjetrin.

As të shkëmbesh fjalë pa gjetur zgjidhje dhe pa bërë kompromise.

As duke bërë “dialog” me gaz lotësjellës dhe shishe koktail molotov apo shashka, si fillim.

Dialog do të thotë t’a pranosh tjetrin në bisedë për ta kuptuar pavarësisht se mund t’a urresh, përbuzësh.

Përndryshe nuk mund të ndërtohet kurrë një shoqëri demokratike.

Kurrë.

Edhe kur ke të drejtë por nuk vazhdon dialogun e drejta fluturon gjettiu, nuk dihet se ku!

Sot takohet Thaçi me Vuçiç pas një periudhe barbarie dhe genocidi kundër shqiptarëve të Kosovës.

Sot takohen Trump me atë drejtuesin koreanoverior që ka atë emrin e gjatë dhe që para disa muajsh donin t’i gjuanin njeri tjetrit me bomba bërthamore.

Sot takohet Tereza Mey me Junker pas një Brexit kaq të ashpër në tone.

Dialogon kryeministri francez me jelekverdhët!

Dialogon SHBA e Obamës me Kubën e Fidel Kastros.

Gjejnë zgjidhje për popujt, për vendet.

E vlertë është të dialogosh me atë që e ke kundërshtar, me atë që e di që është në rrugë të gabuar, sikurse e di ai për ty, sepse të dialogosh me të dashurin dhe të dashurën, kjo quhet dashuri.

Kur shoh se partitë, drejtuesit politikë në Shqipëri dialogojnë me gaz lotësjellës dhe shashka, me propagandë dhe thirrje për luftë,

më vjen turp për vendin tim.

Për këtë i paguajmë?

Për këtë i durojmë?

Këta janë elita?

Kështu po na fusin gjoja në epokën e dialogut?

Dialogu është moderniteti.
Dhuna është barbaria.

I duhet thirrur mendjes sa nuk është vonë!

Mos na shkatërroni përfundimisht si shtet dhe si komb, se demokracinë po e merr lumi edhe për disa dekada të tjera.

Dhe thonë se përse ikin shqiptarët, përse marrin dhenë, nga sytë këmbët!

Shkojnë në shoqërinë e dialogut?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej