Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gay e lesbike që bëjnë propagandë në shkolla, s’do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

Nga Media 0

Nga Ylli Manjani

“Të mos krijojmë Steriotipe”- thotë Ministrja e Arsimit.

Shumë dakord jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë!

Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim të bëjë propagandë në shkolla!

Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku!

Në shkollë mësohet Matematika; Fizika; Kimia; Biologjia; Historia; Letersia; Gjuha e shkruar dhe e folur. Mesohet shkenca dhe përçohet dija.

Pasi të kenë mbaruar me këto, le t’i lëmë të lirë të rinjtë të shijojnë në privatësi seksin, si e ku të duan!

Duhet vetëm të sigurohemi që të kenë me vete një preservativ. Pjesën tjetër e dinë vetë ata.

Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!!

Shkolla duhet t’i edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë.

Dija është armiku i propagandës që i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!

E përsëris këshillën për të rinjtë: Refuzoni çdo takim, bisedë apo debat, mbi çështje të tilla në mjediset e shkollës!

Shkolla nuk ka asnjë punë me orentimin seksual!

Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej