Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Gara presidenciale, rriten mbështetjet për Trump

Nga Klodiana 0

Tashmë që zgjedhjet janë vetëm pak ditë larg të dyja palët po përpiqen më shumë të bindin përkrahësit e tyre të votojnë se sa të ndikojnë tek të pavendosurit.

Ndërsa sondazhet sugjerojnë se kandidati republikan Donald Trump po i rrit mbështetjet, Hillary Clinton po e përqendron fushatën e saj në shtetet qe konsiderohen të sigurta për demokratët.

Të premten, të dy kandidatët zhvilluan tubime elektorale në Ohajo dhe Pensilvani, dy shtete që mund të rezultojnë vendimtare në 8 nëntor. Në Kliveland të Ohjos, ish-Sekretarja e Shtetit e mbylli ditën e gjatë të fushatës me një koncert, ku performuan ylli i muzikës pop dhe R&B, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z.

Sipas sondazheve, Trump kryeson në Ohajo, ndërsa rivalja e tij prin me një diferencë të lehtë në Pensilvani. Deri më tani, 37 milionë njerëz e kanë thënë fjalën e tyre përmes votimit të hershëm. Autoritetet amerikane parlajmëruan të premten, ër sulme të mundshme terroriste një ditë përpara zgjedhjeve, ku shënjestra të mundshme mund të jene Nju Jorku, Teksasi dhe Virxhinia. Gjithsesi një zëdhënës tha se nuk kishin specifika për kërcënimin dhe se situata po vlerësohej me kujdes.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>