Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Fushatë e turpshme ndaj PDIU-së dhe Shoqatës “Çamëria”

Nga 27.al 0

Nga Servo Mehmeti

Të zëna me “presh në duar” një pjesë e portaleve dhe mediave online të paguara me fonde sekrete nga shteti grek për të punuar në dobi të interesave të Greqisë, kanë filluar të “tregojnë” lista “bashkëpunëtorësh”.

Në krye të fushatës së turpshme kundër faktorizimit të Çështjes Çame, sistematike në sulmet ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të PDIU-së apo Shoqatës “Çamëria”, portali “Jeta Osh Qef”, guxon të bëjë “humor” me tragjedinë, dhimbjen, përpjekjet, sakrificat e një populli të tërë.

Shqiptarët e Çamërisë u vranë, u përzunë dhe u shanë për mbi 70 vite nga shovinistët grekë. Qeveritë greke që kanë ndjekur njëra-tjetrën kanë mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj kësaj popullsie, sepse kanë patur mbi shpinë kompleksin e fajit. Strategjisë greke për të bërë me faj viktimat e gjenocidit, ata që u përzunë me dhunë të pashembullt nga shtëpitë e tyre duke lënë pas rreth 5 mijë të vrarë e të vdekur, po i shërbejnë më së miri portale dhe media, të cilat kanë paturpësinë dhe guximin të vazhdojnë udhën e tyre të mbrapshtë, duke u përpjekur të bëjnë të njëjtën gjë si grekët: të tregojnë si të paguar të tjerë, ndërkohë që janë mesa duket ata të paguarit. Epo udhëzimet dhe paratë nga grekët i kanë marrë!

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shoqata Patriotike “Çamëria” lindën si nevojë kombëtare për të çuar përpara këtë çështje që nuk është vetëm e shqiptarëve të Çamërisë, por e tërë kombit. Rruga e mundimshme e tyre për të ecur me hapa të sigurtë drejt zgjidhjes e ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare, ndaj ajo ka intensifikuar dhe përsosur strategjitë e saj për ta penguar këtë ecje.

Askush nuk do të mund të na ndalë ecjen tonë, sado të përpiqet me para të ardhura nga Athina apo nga kudo tjetër!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej