Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Furgoni del nga rruga, humbin jetën 2 polici të burgut të Drenovës, 3 plagosen

Nga Skenderi 0

aksedenhti

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku si pasojë e aksidentit dy efektivë të burgut të Drenovës kanë humbur jetën e 3 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se furgoni me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Plasës, pasi është përplsur me një automjet tjetër.

Në furgon udhëtonin punonjës të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore të një kolegu të tyre, ku që të dy humbën jetën.

Policia: Më datë 19.10.2016 jemi njoftuar se në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Ku janë përplasur dy mjete përkatësisht me targa AA 251 EP veturë dhe mjeti tip furgon me targa AA 519 EX.

Për pasojë kanë humbur jetën dy persona (gjatë transportimit për në Spital) dhe janë dëmtuar 3 persona të tjerë ku njëri prej tyre, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Nga të dhënat paraprake rezulton se personat e dëmtuar dhe viktimat, janë punonjës policie në IEVP-Drenovë, të cilët nuk kanë qenë në shërbim, në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>