Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

FSHF dënon ekipet, Partizani dhe Skënderbeu pa tifozë

Nga Rexhina Biba 0

partizani_skenderbeu-lsa-640x340

Komisioni i Disiplinës mori vendimet për incidentet në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa Skënderbeu me 3 ndeshje pa tifozë, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parulla ofenduese.

Po ashtu, të dyja klubet janë detyruar që të paguajnë për stolat e dëmtuar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjithashtu, Disiplina ka urdhëruar sekretariatin teknik që të mbledhë të dhëna mbi personat problematik me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>