Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Fshesa greke në Kakavijë, hakmarrje për flamurin shqiptar në Çamëri

Nga Media 0

Janë kthyer sot në Kakavijë rreth 50 shtetas shqiptarë me dokumenta të rregullta, duke mos u lejuar të hyjnë në territorin grek. Pala greke i ka ndalur ata të udhëtojnë drejt Greqisë pa dhënë kurrfarë shpjegimi për vendimin e kthimit.

Vala e kthimit të shtetasve shqiptarë në Kakavijë vjen pas ngritjes së flamurit shqiptarë në Artë të Çamërisë. Vendimi flagrant i palës greke për të kthyer qytetarët shqiptarë me pasaporta të rregullta, të cilët duan të udhëtojnë në shtetin fqinj, është një akt hakmarrje që pala greke e aplikon herë pas here. Hakmarrja vjen e bëhet më e fortë, kur është fjala për Çështjen Çame.

Kthimi në kufi i shqiptarëve ndodhi edhe pak ditë më parë, fill pasi disa ushtarë grekë me origjinë shqiptarë bënë me pëllëmbë simbolin e shqiponjës. Edhe muaj më parë, një tjetër fshesë nga pala greke përfshiu pikat kufitare, në shenjë proteste ndaj retorikës së shtuar të qeverisë shqiptare në kërkesat e saj për zgjidhejn e Çështjes Çame.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej