Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Fshati që urren policinë! Lazarati, dy vjet pas aksionit që zhduku hashashin

Nga Skenderi 0

Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ngjajnë sikur kanë ngecur në vend, aty ku ishin dy vjet më parë.

“Rrëmujë të madhe bënë. Erdhën për të shkulur hashashin, u futën dhe nëpër shtëpira pastaj”, thotë një banor i moshuar i fshatit.

Asgjë nuk ndryshon edhe në mure, sikurse grumbujt e gurëve përtej të cilëve humbi jetën në detyrë efektivi Ibrahim Basha. Por duket se muret në Lazarat janë mënyra më e mirë e asaj që duan të shprehin banorët ndaj policisë. “F*** police”, “F*** Edi”, shkruhet në to.

Dy vjet pas rënies së mitit të Lazaratit, e shkuara duket se është mbërthyer ende fort tek e tashmja. Banorët vijojnë të mendojnë se janë diskriminuar, ndërsa ka nga ata që nuk i kanë hequr fuçitë e përshtatura dikur për mbjellje hashashi në tarracat e shtëpive.

“Vetëm një përgjigje kërkojmë nga shteti, pse nuk zuri të inkriminuarit por i lëshoi dhe ikën? Janë ata që shesin drogën, ata janë të tijët. Pse nuk i kapi, por mori 150 burra e futi në burg duke i dënuar 5-6 vjet”, thotë një tjetër i moshuar.

“Pse s’dënohet shkaktari? Shkaktari është shteti, politika”, shprehet një tjetër.

Përballë një fshati që nuk guxon më të mbjellë drogë në kopështin e Dritë Nurit, një e moshuar nga fshati u kap këtë verë me kanbis dhe për këtë ajo mbahet në arrest shtëpiak. Ajo nuk pranon të flasë, sikurse të gjitha gratë në këtë fshat, që tashmë mendojnë se si ato duhet të heshtin, ashtu si edhe burrat.

Dy vjet më pas hashashi u zhduk nga Lazarati, por po shfaqet në të gjithë Shqipërinë. Një arsye më shumë pse banorët e mbetur në këtë fshat, që dikur konsiderohej mbretëri e drogës, të mendojnë se sulmi ndaj tyre ishte i padrejtë.

“Të nevrikosur jemi. S’ka shpresë, u vra shpresa për të nesërmen. Shpresa për një variant pune”, thotë banori i radhës.

“Hashashin e marrin të tjerët, por ishin të punësuar 3 mijë veta, nga gjithë Shqipëria. Nga Elbasani, Gjirokastra, Tepelena. Tani shikojeni”, thotë një tjetër.

Lazarati gjatë aksionit para dy viteve

Forca policie te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH, duke prere bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bimë kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nPolice forces destroy cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

Forca policie te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH, duke prere bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bime kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nPolice forces destroy cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

Forca policie te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH, duke prere bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bime kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nPolice forces destroy cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

Forca policie te Nderhyrjes se Shpejte, FNSH, duke djegur bime kanabis ne mallet e Kurveleshit, ne Tepelene. Policia shqiptare po ndermerr nje aksion te gjere gjate te cilit jane gjetur dhe shkaterruar rreth 16.000 bime kanabis. Deri me tani gjysme milioni bime kanabis jane shkaterruar qe kur qeveria vendosi luften kunder kultivimit te droges dhe trafikimin si nje nga perparesite kryesore te saj./r/n/r/nPolice forces burn cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority.

/ Top Channel/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej