Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Frroku vdiq për një poç dritë, kurse këta trashin qafën

Nga 27.al 0

Frroku ka tetë fëmijë. I ka ende, por ata nuk e kanë më. Një njeri në skamje, të cilit ia hoqën dritën, la jetën, se u ngjit vetë në shtyllë, sa për të ndezur, veç një poç. Vdiq. Bëri kronikën nja dy orë e shkoi pa lavdi, ashtu si dhe kishte jetuar.

Rilindja e atyre që duhet të ndërtonin gjoja politika sociale, u lëshua në hajgare, meqë Pandi Majko piu birra me Hashimin, por arriti pak më vonë në ereksion, sepse sulltani bëri pllaq-plluq në det. Këta, që u përbetuan se do sillnin begatinë, drejtësinë sociale, sot janë lëtyra të asaj që rrejtën, vetëm me ardh’ në pushtet.

Prej munges së dritave kanë vdekur, jo vetëm Frroku, por dhe plot të tjerë. Dikush tjetër para do kohësh, po në Shkodër, ra në korrent, se i mërdhinin fëmijët në atë që ia quajtën shtëpi. Në Lushnje, një tjetër ia hoqi vetes, pasi e rrasën brenda, meqë kishte një faturë pa shlyer.

Por, ministrat që kapen me drogë, me lidhje gjaku me krimin janë në qeverinë e sulltanit. Hajdutët e zgjedhjeve, janë në bash të vendit, këlthasin madje për reformën në drejtësi.

Ndërsa Shqipëria hyn me shpejtësi rrufe në krizë ekonomike, PPP-të janë monedha e shkëmbimit për një sipërmarrje që e kërkon INTERPOL-i. Nga “Fundi i marrëzisë”, kemi arritur në fundin e astarëve të xhepave, teksa bastoret dhe pikat e kumarit shtohen si kërpudhat pas shiut.

Por, Damiani, Ben Ahmetaj, shefi i tyre trashin qafën, punë e madhe se rrugët dalin 14 milionë euro kilometri. Kanë gojë e flasin për Rrugën e Kombit.

Pavarësisht kësaj, Frroku la jetën në terr, sepse këtyre shpirti nuk u ka parë kurrë një njollë të bardhë, vetëm zi e më zi na e bëfshin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej