Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Frika nga sulmet, rritet siguria në Mynih përpara Bayern-Real

Nga Klodiana 0

Pas shpërthimeve pranë autobusit të Borussias së Dortmundit në prag të sfidës me Monacon, rritet siguria në Mynih, ku sot në mbrëmje do të zhvillohet një tjetër sfidë, ajo mes Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Policia bavareze vendosi të rrisë numrin e efektivëve të përcaktuar për masat e sigurisë së kësaj ndeshjeje, nuk do të jenë 370, por 450 agjentë policie ata gjenden pranë hoteleve ku janë akomoduar të dy ekipet.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet transportit në drejtim të stadiumit “Allianz Arena” të futbollistëve dhe stafeve teknike të Bayernit e Realit. Për këtë është menduar ndryshimi i itinerarit të skuadrave në drejtim të stadiumit, ndërkohë që autobusët e tyre do të shoqërohen edhe nga automjete të policisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej