Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

FOTOT/ Kryeveprat e 900-ës 3 muaj në Tiranë, Kumbaro: Tani s’është nevoja të shkoni deri në Romë!

Nga Ejona 0

“Për të shijuar kryeveprat e  artit roman nuk është nevoja të shkoni deri në Romë”. Kështu shkruan në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, e cila fton gjithë publikun kryeqytetas të bëhet pjesë e  ekpozitës së veçantë, e cila do të qëndorjë e hapur nga 16 janari deri më 2 prill 2017.
S’ka nevojë  të shkoni deri në Romë, për #Roma900.
Punohet intensivisht dhe investohet në Galerinë  Kombetare të  Arteve për të shpalosur kryeveprat tashmë pak hapa larg, këtu në  Tiranë duke filluar nga data 16 janar.
Ndërkohë përgatitet skuadra e edukimit kulturor që për 3 muaj do të mirëpresë nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj”,- shkruan Kumbaro, e cila zbulon edhe disa foto nga instalimi i këtyre veprave në GKA..
100 kryeveprat e autorëve italianë të piktorëve të njohur romanë janë përzgjedhur nga fondi prej 3000 veprash të Galerisë së Artit Modern në Romë.
Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 – Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 – Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 – Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta – pesci e bottiglia, 1925 – Natyrë e qetë – peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 – Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 – Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori – Nudo di donna con rose, 1910 – Grua me lule – Nudo gruaje me trëndafila).
Kryeveprat romane, një koleksion i çmuar nga 60 autorë të ndryshëm  sjellin të gjallë evolucionin e gjuhëve artistike të kohës duke kaluar nga Simbolizmi tek Futurizmi dhe nga Klasicizmi deri tek Abstraksioni.

Ekspozita KRYEVEPRAT e artit italian të viteve 1900 është mbështetur fuqimisht nga institucionet publike shqiptare si Ministria e Kulturës, Kryeministria, Ambasada e Italisë në Tiranë,  Galeria Kombëtare të Arteve në Tiranë,  Instituti Italian I Kulturës dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore – Arkeologjinë si dhe me kontributin themelor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia dhe Mesdheu.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej