Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Fotografia

Nga Media 0

Nga Tonino Guerra  

Sesi një mbrëmje, në tramvaj, ai ndjeu se dikush po e tërhiqte për dore. Një ushtar i ri u ngrit dhe i liroi vendin, siç bëjmë me më të moshuarit. Ndjeu njëfarë pështjellimi, por u ul: kjo i bënte vaki për herë të parë.

Me t’u kthyer nga dritarja, përtej të cilës nuk dallohej asgjë, përveç territ të natës, ndjeu papritmas t’i rëndojë përnjëherë gjithë barra e viteve të tij. Që prej asaj nate ai u mbyll brenda katër mureve të shtëpisë, por ato nuk mund ta mbanin dot brengën e tij.

Në një prej mëngjeseve mori një letër prej një qyteti të largët. Me të hapur zarfin, ai ndeshi me fotografinë e një gruaje të zhveshur e të plakur. Pa asnjë nënshkrim, pa asnjë shpjegim. Vuri syzet dhe u vu të kërkonte në fytyrën e rrudhur tipare të njohura: ajo ishte e vetmja femër, të cilin e kishte dashur me shpirt gjatë gjithë jetës së tij.

Me që e njihte mirë madhështinë shpirtërore të së dashurës, ai e rroku menjëherë kuptimin e asaj dërgese. Duke ia qëlluar saktë vuajtjeve të tij, gruaja nuk pati turp t’i tregonte trupin e saj të rrëgjuar, që ai të bindjej, se ndjenjat janë më të forta se trupi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej