Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Fotografia me Salianjin, Ahmetaj: Doja ta helmoja me kafe, po s’e kapi

Nga Media 0

Një nga fotografitë më të komentuara në rrjetet sociale ka qenë ajo e Arben Ahmetjat me Ervin Salianjin. Shpjegimi për takimin e cilësuar të pazakontë ka ardhur nga ish-ministri socialist, dhe jo pa ironi.

“Nuk do pyes se çfarë dyshimesh ngjall? Po bënim komplot kundër PD apo… E kisha ftuar zotin Salianji për kafe që ta helmoja, i kam hedhur edhe helm në kafe por më rezulton që nuk e ka kapur helmi. Përshtypje nuk duhet t’i bëjë kujt sepse këtu ulet kryeministri me kryetarin e opozitës edhe duhet. Nuk e kam mik, ështe një 3 minutësh i rastësishëm. Ështe një gazetar, miku im. Më ka dhënë leje që t’ia përdor emrin, është Ed Manushi. Dhe Ed Manushi me çfarë kuptoj është mik me Salianjin. Unë rastisa në një drekë miqsh me punonjës të Kryeministrisë edhe me një botuese dhe në një moment rastësisht u përqasëm, pasi unë u ula me Edin, zoti Salianji erdhi dhe mirë bëri që erdhi. As ai, as unë nuk jemi vulgarë. Është një rastësi, që as s’duhet trajtuar si çudi por thashë doja ta helmoja dhe nuk e kapi helmi”, tha Ahmetaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej