Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Fotografia e djalit me flokë e qerpikë të ngrirë që po thyen rrjetin, bëni mirë t’ia tregoni fëmijëve tuaj

Nga Media 0

Pasi kanë ngrënë një mëngjes të shijshëm, shumë fëmijë në botë bëjnë vetëm disa metra për të shkuar në shkollë.
Prindërit i zgjojnë me përqafime dhe lutje që të ngrihen me ngadalë, të vishen mirë e ngrohtë e të nisen pa përtuar drejt rrugës së dijes.
Por, jo çdo fëmijë e ka këtë fat!
Vogëlushi Manfu, nga Kina arriti me vonesë në shkollë. I veshur me dëborën që i kishte ngrirë në flokë ai bëri gjithë klasën që të qeshte me të.
Vogëlushi pasi kishte bërë 4,5 kilometra në këmbë në temperaturën -9 gradë celsius, me qerpikët dhe flokët e ngrirë ka hapur librin i gatshëm për të mësuar.
Duart e tij të çara, nuk e pengojnë të jetë i lumtur që shkon përditë në shkollë. Një lumturi që ia thotë vetë emri, pasi Manfu në gjuhën kineze do të thotë plot lumturi.
Këtu na japin bukë me qumësht dhe mësojmë shumë gjëra të bukura”, rrëfen ai para një bote që rrotullohet pa e kthyer kokën pas.
Mësuesja ka fotografuar vogëlushin dhe ia ka dërguar foton drejtorit, më pas imazhi është shpërndarë kudo në internet duke ngjallur reagime të shumta.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej