Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Foto/ Greqia gati ta sulmojë e ta copëtojë Shqipërinë

Nga Media 0

Skicat që pasqyrojnë realitetin e vitit 19141920. Italia, Greqia dhe Serbia duke e copëtuar Shqipërinë.

Dy skica të rralla  të vitit 1920, sjellin dëshminë e frikës dhe rrezikut që sundonte Shqipërinë e viteve 1914-1920 shkaktuar nga synimet shoviniste të fqinjëve për të copëruar e ndarë Shqipërinë. Të dyja skicat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit dhe 27.al i boton enkas për lexuesit e saj.

Skicat përcjellin  mesazhe të forta të ngjarjeve të kësaj periudhe. Njëra prej tyre përshkruar përmes detajeve të kafkave dhe bishës së egër në jug në të vendit masakrat e shkaktuar nga sulmet e adartëve grekë në vitin 1914. Kurse skica tjetër vë në qendër një figurë femërore duke personifikuar Vlorën, të cilën e mbajnë të rrethuar e nën kërcënimin e thikave tre figura ushtarakësh që përfaqësojnë pushtuesit grekë, serbë e italianë.

Skica e parë ka të shkruar pas këtë shënim: “Greqia gati ta sulmojë e ta copëtojë Shqipërinë. Më 1914 me Zografon, andartët grekë shkatërrojnë Toskërinë.”

Ndërsa skica e dytë ka shënimin: “Italia, Greqia dhe Serbia duke e copëtuar Shqipërinë (1920)”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej