Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Foto e rrallë/ Kur shqiptarët protestonin për Kosovë e Çamëri

Nga Media 0

Çamëria, Kosova, janë dy parulla që protestuesit shqiptarë mbanin në duar, në protestën antiserbe në vitin 1915. Kjo fotografi domethënëse, na dëshmon se shqiptarët nuk i kanë harruar asnjëherë trojet e tyre të aneksuara, Kosovën e Çamërinë.

Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914 administrohej nga Princi gjerman, Vilhelm Vid, gjatë kësaj kohe Kosova dhe viset tjera etnike shqiptare, të cilat me vendim të Konferencës së Londrës u lanë nën pushtimin serb, përjetonin çastet më të vështira në historinë e vet. Në Shqipëri, organizoheshin shpesh protesta antiserbe për të kulmuar më pas me kryengritjen kundër serbëve, në krye të së cilës ishte Hasan Prishtina dhe krerët tjerë: Hasan beg Gizolli, Ajet e Selim Dervina, Mehmet Konjuhi, Keri i Sadik Bardhit, Mehmet Delia, Isuf Mehaniqi, Sulë Elezi, Xhafer Bislim Elezi, Mustafë Zyberi, Isuf Dina, Cen Seda, Januz Kurti, Xhafer Shema e të tjerë.

refuxhate-shqiptare-nga-podgorica

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>