Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Foto/ Andartët grekë dhe gjermanët masakrues të çamëve në territorin shqiptar

Nga Media 0

 

Janë katër fotografi që dëshmojnë për terrorin e  Andartëve grekë jo vetëm në pjesën shqiptare të Çamërisë por edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë brenda kufinjve të saj me Greqinë.  Janë fotografi të vitit 1940-1945 ku shfaqen oficerë e ushtarë grekë, Andartë në territorin shqiptar. Bashkë me ta janë edhe oficerë gjermanë bashkëpunëtorë me andartët në masakrimin e pjesës shqiptare që jetonte në trojet e veta në Çamëri.

Andartët ishin strukturë ushtarake që quhej ndryshe  “Batalioni i Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i Kretës. Ky batalion kreu masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët.

Popullsia shqiptare e hapësirës ndërkufitare u kthye në një fushë beteje e përplasjes së Italisë Fashiste me Mbreterinë e Greqisë, në harkun kohor tetor 1940- prill 1941. Shqiptarët në dy anët e kufirit kanë qenë viktimë e këtij konflikti dhe më pas e pasojave të dez-integrimit shtetëror të Mbretërisë së Greqisë, pushtimit gjerman të pjesës më të madhe të Greqisë dhe pushtimit italian të Epirit në tërësi dhe ishujve Joniane. Është pikërisht kjo kohë kur Andartët grekë hyjnë në teritorin shqiptarë.

Ndërsa më poshtë janë fotografi të drejtuesve çamë të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare, Musa Demi dhe Muharrem Demi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>