Ka than' i moçmi: 

Shqiptarët do t'i fitojnë të gjitha betejat pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre".
 

                                                                                        -Mit'hat Frashëri

FOTO 1917/ Avioni francez bombaron nëndetësen gjermane në detin shqiptar

Nga Klodiana 0

2018 shënon edhe 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore e duke kthyer kokën pas në kohë, ia vlen të rrëmojmë e të nxjerrim në pah sa herë na jepet rasti, materiale e dëshmi të reja që lidhen me zhvillimet e pasojat e saj për Shqipërinë. Territorin shqiptar dihet se e shkelën austro-hungarezët e bullgarët në njërin krah, si dhe italianët, serbo-malazezët, grekët e francezët në krahun tjetër, duke sjellë me vete shumë kaos, pasiguri, vuajtje dhe kërcënuar kështu shumë edhe vetë prezencën e shtetit shqiptar që thuajse shkoi drejt zhdukjes, vetëm pak vite pas shpalljes së pavarësisë e njohjes ndërkombëtare.

Me të drejtë pohohet se territori shqiptar megjithatë i kurseu skenat e luftimeve çnjerëzore, të cilat Europa njohu në frontet e saj në Lindje e Përëndim, por fotoja që po botoj bashkangjitur këtij teksti, dëshmon se përtej saj, një luftë e ashpër duket se është zhvilluar në ujërat shqiptare, ku të dyja dyja palët kishin rast të përdornin e të eksperimentonin të gjithë arsenalin e tyre. Fotoja në fjalë, nuk përbën risi vetëm si një material grafik i papublikuar deri më sot, por më shumë për vetë faktin se, nuk kemi pasur deri më tani asnjë dëshmi të verifikuar e të dokumentuar mbi prezencën në ujërat e Shqipërisë të nëndetëseve gjermane, të cilat në atë kohë në fakt ishin bërë tmerri i aleatëve që po luftonin kundër fuqive të Boshtit e aleatëve të tyre.

avione
(Momenti kur avioni frances bombaron nëndetësen gjermane)

Gjermanët në fakt nuk kishin interes direkt në Shqipëri, por si aleatë të austro-hungarezëve i ndihmuan ata sa mundën në përballjen e tyre frontale me italianët, grekët, serbët e francezët, duke shfaqur prezencë në fakt fare të vakët në rajonet e skajshme juglindore të Shqipërisë (rajoni i Prespës p.sh. apo në territoret e banuara me shqiptare në perëndim të Maqedonisë) duke u përballur kryesisht me francezët e ndihmuar më shumë bullgarët në objektivat e tyre.

Perandoria dualiste austro-hungareze angazhoi në krahun tjetër edhe shumë anije luftarake në ujërat territoriale shqiptare, shumë prej të cilave më vonë do të mbyteshin nga përplasjet me aviacionin italian e francez, ndërsa sipas asaj që na sugjeron materiali i marrë nga arkiva e revistës franceze “Le Miroir” i vitit 1917, rezulton se gjermanët në këtë rast janë përpjekur t’u vijnë në ndihmë aleatëve të tyre të dëshpëruar me armën që në atë kohë cilësohej si më e sofistikuara e kohës.

Diçitura e fotos na jep të kuptojmë se gjithçka po ndodhte shumë pranë ujërave të bregdetit të Durrësit, ndërsa një avion francez në zbatim të urdhërave nga Ministria Franceze e Luftës, ka pikasur dhe goditur menjëherë nëndetësen gjermane, e cila duket se ka qenë thuajse në sipërfaqe.

http://shqiptarja.com/dossier/2711/foto-1917-avioni-francez-bombaron-n-ndet-sen-gjermane-n–detin-shqiptar-467964.html

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej