Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ford zotohet të krijojë 40 modele elektrike deri në 2022-shin

Nga Klodiana 0

Kolosi i automjeteve, Ford lajmëroi se do të investojë 11 miliardë dollarë për mjete elektrike gjatë 5 viteve të ardhshme, duke dyfishuar angazhimin e mëparshëm.

Presidenti Bill Ford tha se kompania do të ketë 40 modele hibride dhe plotësisht elektrike deri në vitin 2022.

Lëvizja e Fordit vjen ndërsa qeveritë në botë po ushtrojnë gjithnjë e më shumë presion mbi prodhuesit e makinave që të reduktojnë ndotjen.

General Motors, Toyota, Volvo dhe Volksëagen kanë prezantuar që më herët plane ambicioze për të ofruar më shumë makina elektrike.

Kompania Ford njoftoi se ajo do të përqëndrohet te shndërrimi në elektrike i modeleve ekzistuese, por pa përmendur emra. Deri në vitin 2022, kompania do të ketë 16 modele plotësisht elektrike dhe 24 hibride.

Zyrtarë të kompanisë thanë se, qëllimi është elektrifikimi i modeleve më popullore të kësaj marke, pasi vetëm kështu plani do të ketë sukses. Mediet raportojnë se një nga modelet që do të preket duket se është legjendari Mustang, një makinë ikonë jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën.

Nuk dihet sesi do të pritet kjo lëvizje nga ata që janë amatorë të muskujve amerikanë në automobilizëm, por e ardhmja qartësisht do të jetë elektrike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej